Situata me epideminë e gripit sezonal në Kosovë

Kosova

Situata me epideminë e gripit sezonal në Kosovë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar përmes një komunikate për media thotë se po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren.

Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 18.736 raste të dyshimta në grip, 3.233 raste me infeksione respiratorë akute dhe 19 raste me infeksione të rënda respiratorë akute.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numri më i madh i rasteve raportohet nga komunat: Prishtinë, Prizren dhe Podujevë por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Gjatë javës së 02-të (07.01.2019-13.01.2019) janë raportuar 1.617 raste ILI dhe 319 raste ARI dhe 3 raste SARI.

Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 127 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 19 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Nga 19 raste pozitive në 3 mostra është bërë subtipizimi dhe i takojnë subtipit AH1pdm09.

Sot më 22.01.2019 nga Klinika Infektive janë raportuar dy raste vdekje me Influenca A, një prej tyre me subtipin AH1pdm09.

Pacientet kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.  

Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 7 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat