Nuk përfillet kërkesa e Haki Rugovës, s’ka mësim as në Istog

Kosova

Nuk përfillet kërkesa e Haki Rugovës, s’ka mësim as në Istog

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:01
Hajrush Shoshi

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ditën e djeshme ka mbledhur drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në këtë komunë.

Në takimin e mbajtur në prani edhe të drejtoratit për Arsim, Hajrush Shoshi, u vendos që ditën e sotme të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur fare.

“Greva ka vazhdu si ditë më parë, pavarësisht se me kryetar dhe drejtor të drejtoratit jemi pajtuar që mësimi të filloj. Sindikalistët nuk e kanë përfillur atë dhe kanë vazhdu me grevën edhe sot. Mësimi nuk është mbajtë” ka thënë drejtori i gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog, Ibrahim Bytyqi.

Këtë e ka konfirmuar edhe Hajrush Shoshi, drejtor i drejtoratit për arsim.

“Greva po vazhdon në të gjitha shkollat. Nuk është punuar” ka thënë Shoshi për mediat vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat