Parashikimi i motit për nesër

Kosova

Parashikimi i motit për nesër

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:52
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të ndikohet nga fushat ciklonike me origjinë nga perëndimi dhe veriperëndimi i kontinentit. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj që mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore duke përfshirë gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat