Komuna e Drenasit favorizon një kompani në tenderë

Kosova

Komuna e Drenasit favorizon një kompani në tenderë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:09
Ilustrim

Komuna e Drenasit, duket që bashkëpunon kogja ngushtë me një kompani. Kjo pasi nga nëntë tenderët e shpallur, të gjithë ia ka dhënë asaj.

Kështu ka njoftuar FLOSSK dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion, të cilët po realizojnë një projekt me mbështetjen e  Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Sipas të dhënave të tyre, është kompania ‘N.N.T. Milazim Shala’, ajo që ka fituar 100.00%, të tenderëve. Konkretisht 9 nga 9, të tenderëve në këtë komunë me vlerë mbi 400 mijë euro.

FLOSSK dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion po zbatojnë zbatuar programin "Qasja dhe përpunimi automatik i të dhënave të kontratave nga platforma e prokurimit publik në Kosovë - AntiKorr”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat