Ndryshon moti, këto janë temperaturat për nesër

Kosova

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për nesër

Më: 24 janar 2019 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

“Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, ndërsa masat e ajrit do të jenë aktive pothuaj gjatë gjithë ditës, e që do të jenë në favor të cilësisë së ajrit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme në qytet kryesore të vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat