Reshjet e borës, policia apelon për kujdes në rrugë

Kosova

Reshjet e borës, policia apelon për kujdes në rrugë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Të reshurat e borës gjatë ditës, ngricat në orët e mbrëmjes, gjatë natës, dhe në orët e hershme të mengjesit nëpër rrugët tona krijonë vështërsi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitëshme.

Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor. Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat