Ismaili: Sigurimi shëndetësor gjatë vitit 2019

Kosova

Ismaili: Sigurimi shëndetësor gjatë vitit 2019

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:44
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se viti 2019 është viti i sigurimeve shëndetësore.

Lidhur me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, ministri i Shëndetësisë deklaroi se ai është bërë, duke u përfunduar të gjitha procedurat për të.

Ai ka theksuar se viti 2019 është viti i sigurimeve shëndetësore, e cila është detyrë primare për ministrinë e tij, pasi nuk është në rregull që nuk ka sigurime shëndetësore.

Me ligjin e ri të buxhetit do të pavarësohet edhe si organizatë e ndarë buxhetore, deklaroi Ismaili. 

Ai ka theksuar se viti 2019 është viti i sigurimeve shëndetësore, e cila është detyrë primare për ministrinë e tij, pasi nuk është në rregull që nuk ka sigurime shëndetësore.

Ismaili shtoi se gjatë pjesës së dytë të këtij viti, do të punohet për pagimin e barërave jashtë-spitalore, duke nënkuptuar me barërat e sëmundjeve kronike, të cilat janë një barrë e rëndë në familjet e personave të prekur.

Nga qershori, ministri deklaroi se personat me sëmundje kronike, me anë të kartelës identifikuese si pacient i një sëmundje të caktuar, do të mund t’i marrin ilaçet e tyre në barnatore pa pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat