Pas lirimit, Sylejman Selimi hap derën e shtëpisë, pret të gjithë që duan ta vizitojnë

Kosova

Pas lirimit, Sylejman Selimi hap derën e shtëpisë, pret të gjithë që duan ta vizitojnë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 07:57
Sylejman Selimi

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka thënë se nga mëngjesi i sotëm do të presë të gjithë mysafirët të cilët do të shkojnë për vizitë tek ai.

Këtë lajm e bëri të ditur Selimi, ai më tej tha se nuk mundet të jep deklaratë para mediave, pasi këtë e ka të ndaluar.

Selimi më tej ka thënë se si të ketë të drejtë ai do të flas para mediave.

Sylejman Selimi është liruar me kusht te premten dhe ai do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat