Brezovica e lirë nga bora

Kosova

Brezovica e lirë nga bora

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:37
Brezovicë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se rruga në Brezovicë deri tek qendra e skijimit, është pastruar vazhdimisht nga bora, dhe nuk është bllokuar asnjëherë për qarkullim të automjeteve si pasojë e reshjeve.

MIT thotë se kompania përgjegjëse dhe zyrtarë të kësaj ministrie, janë në monitorim të kësaj zone, njëjtë sikur edhe të të gjitha rrugëve regjionale, nacionale dhe autostradave.     

“Arsyeja e kolonës së automjeteve në këtë rrugë është mungesa e parkingjeve pas fluksit të madh të qytetarëve, që të shtunën ia kanë mësyrë këtij vendi turistik.  Prandaj edhe Policia e Kosovës gjendet aty për të drejtuar komunikacionin e dendur. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kërkon nga qytetarët që përkundër rrugëve të pastruara të kenë kujdes në vozitje, veçanërisht në zonat malore, dhe të mos lëvizin pa pajisje dimërore me qëllim të evitimit të aksidenteve”, thuhet në komunikatën e MIT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat