Ekipi i Mjekësisë Ligjore nisen për Brezovicë, Arian Dacit do t'i kryhet autopsia

Kosova

Ekipi i Mjekësisë Ligjore nisen për Brezovicë, Arian Dacit do t'i kryhet autopsia

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:59
Arian Daci

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka treguar se trupit të Arian Dacit do t’i bëhet autopsia.

Zëvendësministri i Diasporës dhe djali i Nexhat Dacit vdiq sot në një ortek bore në Brezovicë.

“Menjëherë sa po më kanë thirrë unë jam nisë, ekipa e parë ka shku dhe është afër për në Brezovicë ndësrsa unë me familjen e Daci jemi duke shkruar në vendin e ngjarjes. Trupit do ti bëhet obduksioni, ashtu parashihet por duhet të shohim. Trupi i tërhequr do të shkojë në IML”, tha Gërxhaliu për kallxo.

Arian Daci ka vdekur targjikisht sot në Brezovicë. Krerët e shtetit e politikan të ndryshëm kanë shprehur ngushllime për familjen Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat