Lladrovci: Mbahuni i fortë Akademik Daci, fati u tregua tepër i padrejtë

Kosova

Lladrovci: Mbahuni i fortë Akademik Daci, fati u tregua tepër i padrejtë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 19:01
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar Akademik Nexhat Dacin, me rastin e vdekjes së birit të tij në Brezovicë nga orteku i borës.

Postimi i Ramiz Lladrovcit në Facebook:

“Ngushëllime Akademik Daci!

Në këto orë të dhimbjes së tmerrshme për humbjen e birit Tuaj,

Prano ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të familjes Lladrovci, duke bashkë ndjerë pikëllimin dhe humbjen e tmerrshme Tuajën dhe Familjes Daci për Arianin!

Mbahuni i fortë Akademik Daci, fati u tregua tepër i padrejtë!

Ngushëllime!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat