Hoxhaj: I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci

Kosova

Hoxhaj: I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci

Më: 26 janar 2019 Në ora: 19:39
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i trishtuar nga lajmi tronditës nga Brezovica, për humbjen e jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.

“Në këto momente të vështira i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit të Akademisë së Shkencave, mikut tim, Nexhat Daci, familjes, miqve dhe kolegëve të Arianit”, shkruan Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

I trishtuar nga lajmi tronditës nga Brezovica, për humbjen e jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Në këto momente të vështira i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit të Akademisë së Shkencave, mikut tim, Nexhat Daci, familjes, miqve dhe kolegëve të Arianit. EH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat