Hyseni: Prekëse ikja e parakohshme e Arian Dacit

Kosova

Hyseni: Prekëse ikja e parakohshme e Arian Dacit

Nga: A.ZH Më: 26 janar 2019 Në ora: 23:13
Arian Daci

Edhe opinionisti Nehat Hyseni, ka ngushëlluar familjen e akademik Nexhat Dacit, për humbjen e djalit nga orteku i borës sot në Brezovicë.

Hyseni ka thënë se është lajm i trishtueshëm dhe prekës ikja e parakohshme e Arianit.

Reagimi i plotë i Hysenit:

E nderuara familje Daci,

Lajmi i trishtueshëm për ngjarjen tragjike dhe ikjen e parakohëshme nga jeta të djalit Tuaj të dashur, Arian Nexhat Daci, na preku thellë të gjithë neve shqiptarve nga Lugina e Preshevës që jetojmë dhe veprojmë në Kosovë.

Ju lusim t’i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ju sigurojmë se këtë dhëmbje të madhe e ndajmë me Ju.

Zoti i Madhëruar e shpërbleftë Arianin me të gjitha të mirat në xhenet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat