Besarta Jashari: Pas luftimeve, serbët më morën dhe më pyetën shqip nëse Ademi dhe Hamëza janë gjallë

Kosova

Besarta Jashari: Pas luftimeve, serbët më morën dhe më pyetën shqip nëse Ademi dhe Hamëza janë gjallë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 00:05
Adem dhe Hamzë Jashari

Vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, Besarta, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka rrëfyer bisedën që ajo ka pasur me ushtrinë serbe pasi ata e kishin marrë atë.

Pasi i kishin vrarë të gjithë anëtarët e familjes, serbët kishin vërejtur se Basarta kishte mbijetuar dhe e kishin marrë atë me vete për të nxjerrë informacione të reja për familjen e saj.

“Edhe në shtëpi edhe në fabrikën e municioneve ku më dërguan më pas, më kanë pyetur vazhdimisht për bacën Adem dhe babin se a janë gjallë ata. Pyetjet mi kanë bërë në gjuhën shqipe”.

Pjesëtarja e Familjes Jashari tregon se ajo asnjëherë nuk u kishte treguar të vërtetën serbëve dhe u kishte thënë se ata kanë ikur dhe se nuk ishin vrarë në atë luftë.

“Mua më erdhi një ide duke u thënë se baçi Adem dhe babi kanë shkuar moti në Gjermani te pjesa tjetër e familjes”, tha Besarta.

Ajo tregon më tej se pas një dite, serbët atë e kishin lënë të lirë bashkë me një familje tjetër që e kishin marrë peng.

“Na kanë lëshuar në rrugë bashkë më një familje tjetër dhe na kanë thënë se mund të largoheni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat