Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit.
Në homazhe Veseli është shoqëruar nga Sami Lushtaku dhe anëtarë tjerë të PDK-së.
Ai një ditë ma parë i shprehu ngushëllime akademikut, Nexhat Daci për humbjen e birit të tij.
Në homazhet të cilat po mbahen në Hollin e Kuvendit prezent ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi.
Daci humbi jetën dje gjatë një orteku në Brezovicë.