PDK zgjedh dy kryetarë të rinj të degëve

Kosova

PDK zgjedh dy kryetarë të rinj të degëve

Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:21
PDK

Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur sot dy kryetarë të rinj të degëve që do të udhëheqin strukturat partiake për jetësimin e platformës, Dekada e Re.

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së PDK-së në Shtime, në mes të Mensur Nezirit e Rrahman Jakupit, ky i fundit është zgjedhur kryetar dege, ndërsa delegatët kanë zgjedhur edhe 51 anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës.

Të pranishmit i përshëndetëm anëtarët e Kryesisë qendrore, Fehmi Mujota. Deputeti Fatmir Xhelili dhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismaili.

Po ashtu, sipas njoftimit për media, delegatët e degës së PDK-së në Novobërdë sot kanë votuar me shumicë votash Selatin Nuhiun për kryetar të ri të degës në këtë komunë si dhe 31 anëtarë të Këshillit Drejtues të degës.

Nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli, duke folur para delegatëve të PDK-së në Novobërdë, tha se këto zgjedhje po e freskojnë dhe forcojnë PDK-në në të gjitha nivelet, duke e rikonfmuar atë si partia më e madhe në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat