Prokuroria jep detaje për të riun që u gjet i varur në Istog

Kosova

Prokuroria jep detaje për të riun që u gjet i varur në Istog

Më: 27 janar 2019 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Prokuroria e Pejës e ka konfirmuar rastin e një personi që është gjetur sonte i varur në fshatin Dubravë të Istogut.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçit, personi që është gjetur i varur është i moshës rreth 18-vjeçare.

“Sot pasdite një person i cili dyshohet të jetë rreth moshës 18 vjeçare është gjetur i vetëvarur në Istog”, tha Nikçi për kallxo.

Sipas zëdhënësit, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Shkodran Nikçi.

Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, tha se rreth orës 17:50 Policia është informuar se në fshatin Dubravë të Istogut është një person i varur në litar dhe se dyshohet se ka varur veten.

“Me të marr informatën, patrulla e njësisë përkatëse ka shkuar në vend të ngjarjes. Viktima është i gjinisë mashkullore. Rastit i është përgjigjur edhe mjeku kujdestar, i cili  e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat