Haradinaj: Sistemi i sigurisë duhet të forcohet

Kosova

Haradinaj: Sistemi i sigurisë duhet të forcohet

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:09
Hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve.

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se sistemi i sigurisë së vendit është në proces të formimit dhe se duhet të kujdesen që ky forcim të ndodhë.

"Kosova nuk bënë përjashtim pra sikurse edhe vendet tjera i kushtohet pra, i jep rëndësi sigurisë së udhëtimit, sigurisë së udhëtarëve dhe të dhënave. Sistemi jonë i sigurisë është në proces të formimit dhe ne duhet të kujdesemi që ky forcim pra të forcohet, të ndodh sa më shpejt duke përmirësuar përformancën e secilit institucion një nga një. Dhe duke përmirësuar sistemet tona të mbikëqyrjes edhe në pikat hyrëse kufitare. Pasi që të kemi përmirësim siguria merr kuptimin e plotë dhe siguron rezultate zingjirore, ku secila hallkë duhet të tregojë rezultate për qëllimin tonë të përbashkët. Ky efekt zingjiror i funksionimit përfshinë pra Policinë, doganat, inteligjencën dhe institucionet tjera për sundimin e ligjit. Policia e Kosovës gëzon besim të lartë nga qytetarët tanë, është një institucion kredibil nga ku edhe fillon e tërë përpjekja jonë për ta luftuar krimin", tha ai.

Kryeministri rolin e doganave e ka cilësuar kyq, sidomos në pikat e ndjeshme ku mund të kërcënohet siguria. Për këtë tha se  bashkëpunimi në pika kufitare është i domosdoshëm.

“Agjencia Kosovare për Inteligjencë është forca bashkuese e agjencioneve për zbatim të ligjit, informatat janë më të rëndësishme. Me kërcënimet e fundit globale Kosova nuk është imune, siguria jonë varet nga institucionet e zbatimit të ligjit. Metodat e fundit të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit janë edhe më të sofistikuara, andaj duhet ta përmirësojmë qasjen, sistemin dhe bashkëpunimin", tha kryeministrin.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat