Takimi mes deputetëve dhe grevistëve të Kirurgjisë mbaron pa sukses

Kosova

Takimi mes deputetëve dhe grevistëve të Kirurgjisë mbaron pa sukses

Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:58
Përfaqësuesit e kirurgëve në takim me deputetët e komisionit për shëndetsi

Në takimin mbi 3 orësh , Këshilli grevist i SHKSUK-së bashkë anëtarët e Komisionit për shëndetësi Besa Baftiu, Haxhi Avdyli, Fatmire Mulhaxha Kollqaku ,dhe Bekim Haxhiu diskutuan gjerësisht për ligjin për kategorizimin e pagave dhe kërkesat e grevistëve. Deputetët degjuan kërkesat e kirurgëve që janë për nivelizimin e pagave të kirurgëve me prokurorë ,që i bie në kuotën nga 8 deri 10 , kurse komisioni për shëndetësi ka propozuar me amandament me kuoten 6, e Qeveria kuotën 5.

Deputeti Bekim Haxhiu bëri thirrje grevistëve që ta ndërpresin grevën , në mënyrë që Parlamenti ta ratifikoi ligjin me kuoten 5,5 ose 6. Haxhi Avdyli, me profesion neurokirurg, propozoi që të pranohet si fazë kalimtare edhe kjo dispozitë ligjore , e ne si komision e deputetë ,bashkë me të gjithë akterët e sistemit shëndetësor , të inicojmë dhe ta hartojmë një ligj të ri për kategorizim të pagave , i veqantë për punetorë shëndetësor ,ku në detaje do kategorizonte pagat e secilit punëtorë shëndetësor ,sipas përgaditjes profesionale, përgjegjësisë, dhe vollumit të punës. Kryetarja e komisionit Besa Baftiu i ftoi grevistët për nje takim të ri në zyret e Kuvendit, që nesër për të vazhduar dialogun e gjetjes së një zgjidhje kalimtare të pranueshme.

Image

Edhe përkundër diskutimeve të gjata, nuk u arrit ndonjë përafrim i qëndrimeve rreth kuotës së pagave për specialistëve të propozuar nga Qeveria dhe kërkesës së vendosur të Kirurgëve për kuotizimin e pagave të tyre në nivel të qeveritarëve apo prokurorëve. Si kërkesë eksplicite doli që më mirë të rrëzohet ky ligj , dhe të fillohet hartimi i një ligji të ri me kyqjen e të gjithë të prekurve nga ky ligj, duke krijuar një ligj që ulë dallimet e pagave mes profesioneve.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat