Karaçevasit të shqetësuar për pronat e tyre

Kosova

Karaçevasit të shqetësuar për pronat e tyre

Më: 28 janar 2019 Në ora: 17:04
Karaçevë

Banorët e Bashkësisë Lokale të Karaçevës të shqetësuar me bisedimet që po zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit, ku frigohen se gjatë shënimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pronat e tyre mund të mbesin teritorialishte në Serbi, I kanë shkaruar Grupit Negociatorë të Kosovës të prirë nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Ata e kanë lutur Grupin që të kenë konsideratë shqetsimet e banorëve të asaj ane.

Ja çfarë thuhet në letrën e dërguar nga BL Karaçevë:

Të nderuar ekip i grupit negociatorë me Serbinë. Paraprakisht ju dëshiromë shëndet të mirë, durim dhe gadishmëri që në negociatat me fqiun e veriut të jeni të vendosur në mbrojtje të kauzës shterërore.

Të nderuar

Ju lutemi që krahas kërkesave të interest nacional dhe shtetëror të keni parasyshë edhe zonën diskutabile në brezin kufitarë në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës ku 3 200 banorë jetojnë mes ankthit dhe shpresës se ku do të mbeten dhe ku do të kërfundon prona e tyre stërgjysore dhe familjet e tyre, veq kësajedhe sa do të dëmtohet territori I Republikës së Kosovës.

Ky shqetsim është dhe vazhdon të mbetet që nga paslufta e deri në ditët e sotme dhe në të ardhmen për banorët e brezit kufitar pa dalim ku jetojnë ata.

Përderisa në Karaçevë jetojnmë pa asnjë autoritet institucional të Kosovës, konsideromë që përfaqësuesit tonë legjitim për të cilët kemi dhënë votë duhet të ngrisin zërin e arsyes dhe brengës të banorëve të Karaçevës duke kushtëzuar edhe vazhdimin e bisedimeve.

Image
Image

Në emër të banorëve të brezit kufitarë të Bashkësisë Lokale të Karaçevës, ju dëshirojmë punë të mbarë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat