Qytetarët ankohen për orare të shkurtuara të QKMF-ve në fshatrat e Prishtinës

Kosova

Qytetarët ankohen për orare të shkurtuara të QKMF-ve në fshatrat e Prishtinës

Më: 29 janar 2019 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Ddrejtor i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, tha se oraret nëpër fshatra apo pjesë periferike të vendit i vendos menaxhmenti i QKMF-së.

Pas ankesave të qytetarëve në emisionin “Zyra Ankesave”, në RTV Dukagjini për orarin e shkurtuar të punës nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Besi, Bardhosh etj gjatë vikendeve, ka folur drejtor i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

Drejtori Gashi tha se këto orare janë të trashëguara.

“Krejt çka ka ndryshuar është drejtori i shëndetësisë, dhe sigurisht ankesat nuk ndalen. Këto janë orare të trashëguara, që me vite funksionojnë, katër-pesë vite të njëjta”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu tha se oraret nëpër fshatra apo pjesë periferike të vendit i vendos menaxhmenti i QKMF-së.

“Njëjtë është dhe në Prishtinë sepse koncepti i mjekësisë në qendrat në të cilat kujdestarojnë 24 orë deri në një moment të caktuar, koncepti i mjekësisë familjare e sheh ndryshe implementimin e saj. Mjeku familjar do të punoj pres 8-16 sipas udhëzimeve ligjore. Ato orare nëpër fshatra apo pjesë periferike ku ka numër të vogël për pacientëve, bëhen në bazë të statistikave dhe ato i vendos menaxhmenti i QKMF-së. Ka qenë gjithmonë kështu nuk është diçka e re”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat