DS: Rektorët në grevë për interesa personale

Kosova

DS: Rektorët në grevë për interesa personale

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:12
DS: Rektorët në grevë për interesa personale

Demokracia Studentore grevën e rektoreve të universiteteve publike e quan të pabazë dhe ndërhyrje në punën profesionale të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, pasi sipas tyre, programet të cilat janë hapur në këto universitete nuk i kanë plotësuar kriteret dhe kanë qenë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.

Sipas kësaj organizate, programet të cilat nuk janë akredituar,  rektorëve ju kanë shërbyer vetëm për ti punësuar njerëzit e tyre, dhe janë dëm të studentëve.

 “BNe të gjithë e dimë që shumica e rektorëve të universiteteve të hapura pasluftës janë emëruar nga politika e theksojmë se rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është edhe anëtar i kryesisë së PDK-së në Skenderaj dhe njëkohësisht edhe rektorë në ketë Universitet”, ka deklaruar Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore.

“Ne si organizatë studentore i bëjmë thirrje Agjencisë së Akreditimit të Kosovës të qëndrojë karshi vendimeve profesionale që i ka marrur për mos akreditimin e këtyre programeve pasi që ky vendim kontribuon në cilësinë e arsimit në Kosovë dhe është në dobi të studenteve dhe vendit”, theksohet në apelin e kësaj organizate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat