Kurorëzimet e rrejshme: Si u bënë shumë gra nga BE-ja nuse të Drenicës, pa dijeninë e tyre

Kosova

Kurorëzimet e rrejshme: Si u bënë shumë gra nga BE-ja nuse të Drenicës, pa dijeninë e tyre

Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:55
Ilustrim

Ofiqari në Skenderaj, Kujtim Beka, është arrestuar. Kurorëzoi burra nga Drenica me gra nga vendet e BE'së

Një ceremoni martese po përgatitej diku në Gjermani. Parakrakisht, ishte lënë termin për kurorëzimin e çiftit.

Por gjithçka mes të fejuarve përfundoi në momentin kur ofiqari i tregoi dhëndrit se nusja e tij gjermane është e kurorëzuar me një burrë nga Skënderaj, raporton T7.

Në fakt, këtë gjë nuk e dinte as vajza gjermane, të cilës pa dijeninë e saj i ishin marrë të dhënat nga Komuna e Skënderajt dhe me to i kishin rregulluar dokumentet gjermane një qyetari nga kjo komunë.

Në fakt ky nuk është rasti i vetëm që zyra për kurorëzime në Skënderaj kishte keqpërdorur të dhënat e shtetasve të vendeve të BE-së për t’i martuar pa dijeninë e tyre me meshkuj nga Drenica.

Janë gjithsejt 42 raste.

Pas ankesave nga shumë vende të BE-së, është aktivizuar Prokuroria Themelore e Mitrovices.

Pas hetimeve është arrestuar Kujtim Beka, i cili punonte këtu në Zyrën e Gjendjes Civile në Skenderaj.

E po ashtu Prokuroria ka marrë në pyetje një numër të madh të punëtorëve të administratës që në një formë janë përfshirë në këtë mashtrim.

Beka është arrestuar nga Policia nën dyshimin se kishte lëshuar akte martesore të rrejshme, të cilat ishin përdorur për rregullimin e lejeve të qëndrimit në Gjermani. 

Por kolegu i Kujtim Bekës, zyrtari për shtetësi Hajzer Mustafa thotë se nuk ka qenë në dijeni që Beka po merrej me punë të tilla.

Megjithatë Mustafa beson se kolegu tij do të dalë i pafajshëm.

E për rastin e Kujtim Bekës, autoritet komunale tashmë kanë formuar një komision disiplinor.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Por zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Valon Preteni nuk ka dhënë detaje shtesë për rastin, deri sa e ka konfirmuar arrestimin Kujtim Bekës për 30 ditë.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje nëse dokumentet e lëshuara nga i dyshuari kanë ndihmuar dikë nga këto 42 raste të fitojë lejeqendrim jashtë Kosovës.

Ndërkohë, keqpërdorimi i autoritetit dhe detyrës zyrtare dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë dënohen edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. 

Në bazë të Kodit Penal, kushdo që keqpërdorë detyrën apo autoritetin zyrtar mund të dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat