Fondacioni Besa: Grevat janë sinjal se populli nuk do të mashtrohet dhe manipulohet

Kosova

Fondacioni Besa: Grevat janë sinjal se populli nuk do të mashtrohet dhe manipulohet

Më: 29 janar 2019 Në ora: 20:31
Fondacioni Besa

Fondacioni Besa ka theksuar se prishja e qetësisë sociale në Kosovë ka filluar kur mega-qeveria i rriti pagat vetës dhe filloi punësimin e një numri të madh të familjarëve.

Po ashtu ky fondacion ka bërë thirrje që të veprohet në një linjë me miqtë tanë amerikanë dhe evropian.

Sipas Fondacionit, pas dhënies së vendimit të GJND-së, nuk ka asnjë arsye të organizohet një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, por të gjitha çështjet të zgjidhen mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, duke u dakorduar me SHBA-në.

Letra e plotë e Fondacionit Besa:

Qeverisja është sport i rëndë Zt. Kryeminster- prandaj dorëhiqu

Trajtimi i të gjithëve në mënyrë të barabartë është art që nuk e dini se qeverisja e vendit ka dallim të madh me udhëheqje të minipartive provinciale të hunit e të konopit, tregojnë rezultatet e kësaj qeverisje të cilës i kemi kërkuar të dorëhiqet qëmoti. Për shkak të kësaj qeverisje dhe dështimeve të shumta gjatë vitit të kaluar, kishte kërkesa prej shumë bashkatdhetarëve dhe jo vetëm atyre, që të mos ndihmohen familjaret sikur përpara me para të gatshme. Në këtë mënyrë do të prishej rehatia sociale në Kosovë.

Mosliberalizimi i vizave ishte gjithashtu një faktor kyç për prishjen e kësaj qetësie sociale.

Kosova, de facto, është izoluar. Kulmi i prishjes se kësaj qetësie sociale ishte rritja e pagave për vetveten, e tyre të kësaj mega-qeverie me numër rekord të të punësuarve të familjarëve, gjë që mund të konsiderohet si fillim i fundit të kësaj qeverie.

Të gjitha këto e shumë dështime të tjera e kanë një emërues të përbashkët, e ky është që populli vetvetiu të vetëdijesohet dhe të organizohet kundër keq-qeverisjes, e cila nuk ka te ndalur. Këto greva janë sinjali se populli i Kosovës tanimë nuk do të mashtrohen e të manipulohen.

Fondacioni Besa ne München përkrahë Grevat sindikaliste dhe kërkon nga populli i Kosovës që në mënyrë aktive, mbipartiake të organizohen kundër çfarëdo keq-qeverisje. Kjo qeveri nuk e zbaton ligjin, e manipulon atë. Gjithashtu mosdakordimi i plotë me amerikanët, është njëkohësisht mosdakordim me interesat e popullit dhe sigurisë nacionale të Kosovës.

Fondacioni Besa kërkon në mënyrë imediate që politika kosovare të veprojë konform orientimit të popullit kosovarë, që do të thotë në dakordim të plotë me amerikanët. Ne kërkojmë dorëheqjen e kësaj mega-qeverie që është duke e degraduar Republikën e Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare. Për shtetin e Kosovës nuk ka nevojë konferencë ndërkombëtare pas mendimit të GjND-së, ndërsa çështjet e hapura duhet te zgjidhen direkt ne mes dy shteteve të pavarura, asaj të Kosovës dhe Serbisë, duke u dakorduar me SHBA-në. Popull mos u ndalni sepse për përfituar të këqinjët shpesh mjafton të mosorganizohen të mirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat