Mot i ndryshueshëm, reshje bore dhe shiu

Kosova

Mot i ndryshueshëm, reshje bore dhe shiu

Më: 30 janar 2019 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Java me mot të ndryshueshëm, kohë pas kohe reshje shiu dhe bore, temperaturat në rritje.

Java do të karakterizohet nga depërtimet e vorbullave ciklonike nga Atlantiku mbi Itali dhe rajonin tonë, që si pasojë do të sjellin mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu e bore, vende-vende edhe shi të akullt.

Në aspektin termik, vendi ynë do të ndodhet ndërmjet masave të ndryshme ajrore, atyre të ftohta mbi Europën qendrore dhe të ngrohta nga Mesdheu jugor, që do të ndikojnë në rritje të temperaturave pak përmbi vlera mesatare.

Vlerat e kualitetit të ajrit do të mbeten kryesisht rreth vlerave të pashëndetshme, mirëpo me qarkullim të mjaftueshëm ajror mund të zbresin edhe në vlera normale.

30.01-31.01 - Të mërkurën në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore. Në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës vranësira dhe intervale me diell. Ditën e enjte në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore, vende-vende shi i akullt. Ditën vransira dhe intervale me diell.

Image

1.02 - Kryesisht me vranësira, kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta. Në mëngjes borë dhe shi, e gjatë ditës riga lokale shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat