Vetura godet një person në Fushë-Kosovë

Kosova

Vetura godet një person në Fushë-Kosovë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një automjet mbrëmë, pak para mesnatës, në Fushë-Kosovë.

Ngjarja, sipas Kallxo ka ndodhur rreth orës 23:00 në afërsi të objektit të Komunës së Fushë-Kosovës.

Personi i lënduar është transportuar nga autoambulanca e QKMF-së “Fatmir Krasniqi” në Fushë-Kosovë.

Më pas, raportohet se se viktima është dërguar drejt QKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat