Greva shtynë afatin e aplikimit për bursa studentore

Kosova

Greva shtynë afatin e aplikimit për bursa studentore

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:48
Ilustrim

Fakultetet janë në grevë që disa ditë, ku studentët nuk po mund t’i nënshtrohen provimeve.

Por, as shërbimet administrative nuk po arrijnë t’i kryejnë për shkak të grevës së punonjësve të administratës.

Për shkak të kësaj gjendje, edhe studentët e komunës së Skenderajt nuk kanë arritur të aplikojnë për bursa komunale.

Kjo për shkak se nuk po mund t’i kompletojnë dokumentet që kërkohen.

“Njoftohen studentët e komunës së Skënderajt, të cilët aplikojnë për bursa komunale se, afati për aplikim për bursë do të shtyhet për kohë të pacaktuar. Kjo bëhet për arsye se, administrata e fakulteteve janë në grevë dhe studentët nuk mund t`i kompletojnë dokumentet që kërkohen. Për datën e mbylljes së konkursit për bursa komunale, do të njoftoheni prapë përmes faqes zyrtare të Komunës së Skënderajt”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat