Punëtorët e RTK-së protestojnë nesër para Kuvendit

Kosova

Punëtorët e RTK-së protestojnë nesër para Kuvendit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:25
RTK

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka njoftuar se nesër me fillim nga ora 10:00 do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit do të protestojnë për heqjen e RTK-së nga ligji për pagat.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së njofton të gjithë kolegët e RTK-së se nesër, duke filluar nga ora 10:00, protestojmë sërish para Kuvendit të Kosovës për heqjen e RTK-së nga ligji për pagat. Siç edhe e dini, ky ligj pritet të miratohet nesër në Kuvend.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së falënderon të gjithë kolegët e RTK-së, po ashtu Shoqatën Sindikale të Radio Kosovës, për mbështetje. Falë bashkëpunimit dhe protestës ne arritëm ta ndalnim votimin i cili do ta përfshinte RTK-në në ligjin për pagat në Komision për Media.

SPERTK ju fton edhe nesër të na mbështetni në protestë në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës.

Së bashku do t`i arrijmë qëllimet tona dhe do ta mbrojmë RTK-në nga çdo tendencë që vjen nga grupet politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat