Thaçi: Guximi i Zahirit, Edmondit e Hakifit bëri që të bashkohet i gjithë populli

Kosova

Thaçi: Guximi i Zahirit, Edmondit e Hakifit bëri që të bashkohet i gjithë populli

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:56
Thaçi, ka bërë nderime te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në 22-vjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Edomond Hoxha e Hakif Zejnullahu

(E plotësuar) - Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka bërë nderime te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në 22-vjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Edomond Hoxha e Hakif Zejnullahu.

Thaçi tha se tha se me guximin dhe vizionin e tyre, ata bënë që të bashkohet i gjithë populli dhe ta kemi përkrahjen ndërkombëtare,

“Sot është një ditë e veçantë, dita e rënies heroike të komandantëve të UCK-së Edmondit, Hakifit, Zahirit, të komandantëve të parë të UCK-së, të njerëzve që filluan rezistencën për liri dhe pavarësi me një vizion shumë të qartë. Me guximin dhe vizionin bënë që të bashkohet gjithë populli dhe ta kemi përkrahjen edhe të bashkësisë ndërkombëtare. Prandaj, sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore, duke treguar respekti institucional, duke vlerësuar dhe afirmuar vlerat e luftës për liri dhe pavarësi”, ka thënë presidenti.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat