Nuk zhvilluan asnjë orë mësimi, mësimdhënësit marrin pagat e janarit

Kosova

Nuk zhvilluan asnjë orë mësimi, mësimdhënësit marrin pagat e janarit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Ndonëse po hyjnë në javën e tretë të grevës, sektori i Arsimit në Kosovë, bashkë me anëtarët e sindikatës së SBASHK-ut, kanë marrë pagat e muajit janar.

Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin e parë të vitit 2019-të për të gjithë shërbyesit e administratës publike, përfshirë edhe mësimdhënësit.

Kjo ka ndodhur pavarësisht krizës së paralajmëruar nga ana e Ministrisë së Financave për shkak të mosvotimit të buxhetit.

Mësuesit, arsimtarët dhe profesorët këtë muaj nuk kanë mbajtur asnjë orë të vetme, në përjashtim të disa profesorëve në universitetet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat