Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Vushtrri

Kosova

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Vushtrri

Më: 31 janar 2019 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar për vdekjen e një 45-vjeçareje në fshatin Novosellë të Begut.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete një femër në shtëpinë e saj në fshatin Novosellë e Begut në Vushtrri.

Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, i ka thënë lajmi.net se rreth orës 14:00, është gjetur një femër e moshës 45-vjeçare pa shenja jete.

“Rreth orës 14:00 një femër rreth 45-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Rasti është proceduar si “vdekje e dyshimtë” dhe me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka treguar Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat