Ekspertët amerikanë dhe të FSK-së demolojnë mjete të pashpërthyera

Kosova

Ekspertët amerikanë dhe të FSK-së demolojnë mjete të pashpërthyera

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:11
Ekspertët amerikanë dhe të FSK-së demolojnë mjete të pashpërthyera

Specialistët e Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive të Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bashkëpunim me specialistët e ekipit të EOD-së, nga kampi amerikan “Bondsteel’’, kanë realizuar një operacion të përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive të cilat janë gjetur në rajone të ndryshme të Kosovës.

Në këtë operacion janë demoluar 16 mjete të kalibrave të ndryshëm të cilat kanë qenë rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Sipas njofitmit të FSK-së, demolimet janë realizuar në fshatin Halilaq, të organizuar në dy cikle.

“Operacioni i demolimit ka shkuar sipas planifikimit dhe është realizuar me sukses. Për të përcjellë nga afër këtë operacion, prezent ishte edhe komandanti i kampit ,,Bondsteel’’, koloneli Macaraeg, koordinatori për Deminim nga ,,Film City’’,  A. Cipri,  zëvendës komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), nënkolonel Bajram Bekteshi, si dhe komandanti i Kompanisë së Deminimit, major Gëzim Sada. Të pranishmit u ndan të kënaqur me punën dhe angazhimin e ekspertëve të EOD-së dhe vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat