Halil Kastrati edhe 25 shtëpi do të ndërtohon në Vushtrri

Kosova

Halil Kastrati edhe 25 shtëpi do të ndërtohon në Vushtrri

Nga: Z.B Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:39
Halil Kastrati dhe Xhafer TAhiri

Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar përmes rrjetit social "Facebook", se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Vushtrrisë për ndërtimin e 25 shtëpive.

Arritjen e kësaj marrëveshje e ka cilësuar lajm të madh, përcjell Bota Sot

Postimi i plotë:

Edhe një lajm i madh

25 shtëpi në komunën e Vushtrrisë

Nënshkruhet memorandum bashkepunimi ne mes te Shoqates sonë dhe komunës së Vushtrrisë për ndërtimin e 22 shtëpive ku per secilen shtëpi komuna e Vushtrrisë do të participon me shumën prej 5,000 euro.

Dy shtepi do te jenë shtesë nga donatoret e Shoqates sonë.

Kesaj miresie ju bashkangjit edhe Firma "FITIMI" me pronar Halil Jonuzi nga Vushtrria (Halil Jonuzi eshte perfaqesuesi i jonë per Vushtrri) i cili do ta nderton komplet me financat e tij nje shtepi.

Gjithësej 25 shtëpi ne komunën e Vushtrrisë.

Shqiptar e bamirësa, Zoti kurr mos ju humbtë.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat