Sylë Tahirsylaj tregon se a do të ketë rikthim të borës

Kosova

Sylë Tahirsylaj tregon se a do të ketë rikthim të borës

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Nga dita e hënë e javës së ardhshme pritet ngritja e temperaturave, ku maksimumi i pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Profesori i meterologjisë Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur se temperaturat do të ngriten që nga java e ardhshme, ku sipas tij nuk do të ketë reshje të borës, përveç në vendet malore.

Tahirsylaj ka thënë se minimumi temperaturës do të jetë 5 gradë Celsius, dhe maksimalja 12 gradë Celsius.

“Vendi do të vazhdoj të jetë nën ndikimin masave ajrore nga jug-perëndimi këto masa janë masa të nxehta, kanë një shkallë të dobët të lagështisë. Deri në ditën e hënë nuk do të ketë reshje të shiut e as reshje bore. Nga dita e hënë deri të mërkurën do të ketë reshje shiu dhe reshje bore në vendet kodrinore-malore ndërsa në ultësira nuk do të ketë. Bora do të shkrihet për shkak se temperaturat do të jenë mbi 0 dhe minimalja do të shkoj deri 5 gradë Celsius maksimalja deri në 12 gradë Celsius dhe këto shkaktojnë shkrirjen e borës”, ka thënë Tahirsylaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat