Limaj: Qeveria do ta ketë prioritet kompleksin “Adem Jashari”

Kosova

Limaj: Qeveria do ta ketë prioritet kompleksin “Adem Jashari”

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Fatmir Limaj dhe Bekim Jashari

(E plotësuar) - Sot është mbajtur takimi i parë i Këshillit Ndërministror për Kompleksin Memorial të Prekazit, me ç’rast kryesuesi i këtij komisioni, Fatmir Limaj, ka thënë se qeveria ka vendosur t’i japë prioritet këtij kompleksi.

Limaj premtoi përkrahje për përfundimin e këtij projekti dhe kompleksin “Adem Jashari”, e quajti vend të shenjtë për shqiptarët.

Limaj: Do ta kemi prioritet këtë çështje

“Vetë komiteti ndërministror të cilin e drejtoj unë tregon më së miri që Republika e Kosovës ka vendosur t’i japë një prioritet të veçantë çështjes së Komplesksit Memorual “Adem Jashari”… Ne besojmë fort që nuk ka gjë më të rëndësishme për ne si trashëgimi e jona historike se sa Kompleksi Memorial në Prekaz. Është shenjë e lirisë sonë, pjesë e pandashme e jetës sonë, krenarisë, dhimbjes, vuajtjes, gjithë asaj që ka përjetuar Kosova. Thjesht, Prekazi është vetë historia e rrugëtimit të kombit tonë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se me përfundimin e këtij projekti, ata do të kenë çka t’u tregojnë gjeneratave të ardhshme për historinë e Kosovës.

Pjesë e këtij komisioni do të jetë edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si përfaqësues i kësaj komune. Jashari tha se kompleksi nuk po rregullohet tani vetëm pse ai është kryetar i kësaj komune, teksa tha se deri më tash në Prekaz janë investuar afro shtatë milionë euro.

Jashari: Projekti do të kryhet ashtu si e meriton ai vend dhe UÇK

“Nuk besoj që ka të bëjë me mua si kryetar nëse do isha a po s’do isha, por nuk ka pasur ligj të veçantë për Kompleksin, ligji është bërë në fund të vitit që shkoi, dhe unë e kam thënë, me miratimin e ligjit në parlament, që jam shumë i bindur dhe i sigurtë që qeveria do ta fillojë punën në fillim të vitit të ardhshëm dhe kështu ndodhi. Kështu që, edhe një herë dua të them që jam shumë i sigurtë që do të bëhet punë e mirë ashtu si e meriton ai vend dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtria jonë e lavdishme”, ka thënë Jashari.

Përndryshe, pjesë e këtij komisioni, ndër të tjerash, do të jenë edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala. 

Limaj: Qeveria do ta ketë prioritet kompleksin “Adem Jashari”

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka mbajtur sot takimin e parë me Këshillin Ndërministror për Kompleksin Memorial të Prekazit, gjatë së cilit Limaj ka thënë se qeveria do ta ketë prioritet përfundimin e projektit për këtë kompleks.

Kompleksin Memorial të Prekazit, Limaj e ka quajtur vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët.

"Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne se sa Kompleksi memorial, është shenjë e lirisë, krenarisë, dhimbjes, e gjithë asaj që ka përjetuar Kosova. Thjesht, Prekazi është historia jonë", ka thënë Limaj.

Kurse Bekim Jashari ka thënë se kompleksi nuk po rregullohet vetëm pse është ai kryetar, por, sipas tij ka pasur investime edhe më herët. Ai tha se nuk ka çka të shtojë më shumë përveç se të urojë.

Limaj ka folur edhe për taksën, ku tha se me heqjen e taksës do të vijë edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

Po ashtu, tha se janë duke bërë përpjekje që të rregullojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

I pyetur se a e rrezikon Kosova veriun në këmbim të njohjes nga Serbia, Limaj ka mohuar një gjë të tillë.

"Në tavolinën e Brukselit shkojmë për ta fuqizuar vendin tonë. Mos e hiqni prej mendjes këtë", ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat