Limaj: Nuk guxon të legjitimohet kushtëzimi i dialogut

Kosova

Limaj: Nuk guxon të legjitimohet kushtëzimi i dialogut

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 18:49
Fatmir Limaj

Bashkëdrejtuesi i Ekipit Dialogues për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë se partnerët ndërkombëtarë – SHBA dhe BE janë bashkë me Kosovën edhe në kalimin e fazës së fundit – dialogut në Bruksel.

“Ata janë bashkë me Kosovën edhe në kalimin etapës së fundit –  të sikletshme, dhe futjen në fazën e zhvillimit të vendit”, ka thënë Limaj.

Sa i përket kushtëzimeve që po bën Serbia për të rifilluar bisedimet pas vënies së taksës 100%, Limaj ka thënë se ajo nuk është rrugë që sjell zgjidhje.

“Nuk guxon të legjitimohet kushtëzimi i dialogut, as nga Serbia as nga Kosova. Duhet të krijohet klimë për dialogun përfundimtar. Kosova është e gatshme që sot të shkojë në tavolinë për bisedime. Kemi vullnetin dhe presim edhe nga pala serbe të jetë e gatshme për bisedime për të gjitha temat. Temë mund të jetë edhe taksa”.

“Kosova do të kishte shumë kushte, por në tavolinë ulemi për të lehtësuar dhe kushtëzimet janë komplikim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat