Parashikimi i motit për fundjavën - Bota Sot
Parashikimi i motit për fundjavën

Kosova

Parashikimi i motit për fundjavën

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të mbesin prezent edhe për gjatë dy ditëve të vikendit.

Në njoftim i IHMK’së, tutje thuhet se në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në pjesën perëndimore priten riga të izoluara shiu, ndërsa pjesa më e madhe e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare.

“Në fushat termike dhe barike sërish pritet të ketë ngritje, duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlera dyshifrore në shumë pjesë të vendit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...