Demi: Kujt po ja uroni pagat, kjo vetëm social-demokraci nuk është

Kosova

Demi: Kujt po ja uroni pagat, kjo vetëm social-demokraci nuk është

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:34
Agron Demi

Analisti Agron Demi thotë se sot u aprovua Ligji për paga, ku edhe një herë sektorit publik ju rriten pagat, e sektori privat vazhdon me pagu këtë rritje.

Ai vlerëson se kjo vetëm me social0demokraci nuk ka lidhje.

Shkrimi i tij i plotë:

Kujt po ja bëjnë deputetët URIME?

2017:

-Të punësuarit në sektorin publik punojnë mesatarisht 32 orë në javë dhe në mesatare marrin pagë mujore prej 554 euro.

-Të punësuarit në sektorin privat punojnë mesatarisht 48 orë në javë dhe marrin pagë mesatare mujore prej 416 euro.

2019:

-Sot u aprovua Ligji për paga, ku edhe një herë sektorit publik ju rriten pagat, e sektori privat vazhdon me pagu këtë rritje.

Kjo vetëm me social-demokraci nuk ka lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat