Hoxha: Ligjet e miratuara, na përafrojnë me BE-në

Kosova

Hoxha: Ligjet e miratuara, na përafrojnë me BE-në

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:43
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka përgëzuar Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe deputetët për ligjet e diskutuara kohëve të fundit të cilat janë me rëndësi të madhe.

Seanca e sotme kuvendore, ishte e rëndësisë së veçantë, sepse trajtonte administratën, agjencitë e pavarura, zyrtarët publikë dhe pagat e tyre.

Pas miratimit të këtyre tri ligjeve, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se “bëhemi me ligje me rëndësi të veçantë, pagë dinjitoze të njëjtë për punën e njëjtë, mesazh dhe hap përpara në përafrimin me BE-në dhe çuarjen përpara të procesit integrues”.

Ja postimi i Ministres Hoxha:

“Përgëzime Kryetar Veseli dhe deputetë të Parlamentit të Kosovës, për projektligjet e miratuara. Miratimi i projektligjeve, Organizimi dhe funksionimi i Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, Projektligjit për zyrtarët publik dhe Projektligjit për pagat në sektorin publik, është hap përpara, për shtetin tonë. Pas kaq vitesh, bëhemi me ligje me rëndësi të veçantë, pagë dinjitoze të njëjtë për punën e njëjtë, mesazh dhe hap përpara në përafrimin me BE-në dhe çuarjen përpara të procesit integrues.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat