ASHNA përfshihet në Ligjin për Pagat pa qenë në dijeni

Kosova

ASHNA përfshihet në Ligjin për Pagat pa qenë në dijeni

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Agjencisë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) vlerëson se përfshirja e ASHNA-së në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik i cili u miratua sot nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me praktikat e Komisionit Evropian për pavarësinë e Agjencive që menaxhojnë trafikun ajror, kur dihet mirëfilli së të hyrat e tyre gjenerohen nga shërbimet e navigimit ajror që u ofrohen aviokompanive ajrore.

Po ashtu, vlerëson se përfshirja në Ligjin e Pagave, bie ndesh edhe me Nenin 5.5 të Ligjit Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku theksohet se, ASHNA ka kapacitet të plotë juridik dhe vepron si një̈ ofrues i shërbimeve jofitimprurëse, i cili mbulon shpenzimet dhe bazohet në performancë.

“ASHNA, nuk ka qenë e njoftuar se është përfshirë në këtë ligj, pasi që deri në dorëzimin në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka qenë e përjashtuar nga ky ligj, mirëpo është përfshirë në ligj nga ana e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike. Andaj, menaxhmenti i ASHNA-së, duke shprehur shqetësimin e tij, shpreson se përfshirja e ASHNA-së në këtë ligj nuk do të ndikoj në mbarëvajtjen e rregullt të punës në ASHNA-së", thuhet në reagimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat