Nesër temperaturat arrijnë deri në 13 gradë Celsius

Kosova

Nesër temperaturat arrijnë deri në 13 gradë Celsius

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale nesër në vendin tonë do të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm por pa reshje.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat