Formohet komisioni Ad Hoc për rregullimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve

Kosova

Formohet komisioni Ad Hoc për rregullimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 00:00
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Ad Hoc  për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social.

Ky Komision është formuar me 61 vota pro dhe 2 abstenime.

Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Ligjin për Pagat.

Pas një diskutimi disa orësh, Kuvendi ka miratuar edhe Projektligjin për detyrat dhe përgjegjësitë e Ekipit Dialogues.

Sot pritet edhe votimi i buxhetit të Kosovës për vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat