Plaçkiten BIK-u e xhamia në Istog, hajnat marrin mbi 1 mijë euro dhe xhirimet nga kamerat e sigurisë

Kosova

Plaçkiten BIK-u e xhamia në Istog, hajnat marrin mbi 1 mijë euro dhe xhirimet nga kamerat e sigurisë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 21:05
Istog

Për imamin e Xhamisë së Re në Istog, Tahir Bekaj mëngjesi i se dielës filloi më ndryshe se ditëve të tjera.

Institucioni që ai drejtor është plaçkitur gjatë mbrëmjes të së shtunës.

Gjurmët e plaçkitësve ishin ende aty.

Parat që po qëndronin në kasafortë të mbyllur me dry ishin marrë në mënyrë profesionale.

Hoxha i kësaj xhamie tregon se si e mori lajmin e grabitjes.

Tahir Bekaj tregon që të hollat qe janë marrë nga grabitësit janë nga fondi i bamirësve qe sjellin në xhami për nevojtarët.

Shuma e marrë vetëm në xhami ishte rreth 150 eurosh.

Kamerat e sigurisë që rrethojnë këtë objekt kulti janë ato që kishin xhiruar tërë këtë aksion.

Por që nuk janë parë nga udhëheqësit e xhamisë e as nga policia. Pasi që hajnat kishin marrë te tërë materialin.

Por natën e mbrëmshme nuk është sulmuar vetëm objekti i kësaj xhamie.

Edhe objekti i Këshillit të Bashkësisë Islame te Istogut i cili ndodhet në oborrin e xhamisë është vjedhur.

Kurse arkëtari i këtij institucioni ka treguar që shuma e vjedhur është 1 mijë euro.

Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin për T7 duke thënë se kanë bërë incizimin dhe regjistrimin e dëshmive të mundshme në vendngjarje dhe rasti është duke u hetuar. Sipas tyre ende nuk ka të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat