Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kosova

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

D+ prezanton të gjeturat dhe vlerësimin e punës një vjeçare të kuvendeve komunale. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”.

(Salla e konferencave Orion, ora 10:30) Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli viziton Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Jeronim de Rada” në Ferizaj. (Ora 11:00) 

Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Klinika e Onkologjisë organizojmë aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit. (Klinika e Onkologjisë, ora 11:30) 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:30) 

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e njeriut. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 12:00) 

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13:00) Partia Socialdemokrate mbanë konferencë. (Selia Qendrore të PSD-së, ora 14:00) 

Shënohet 19 vjetori i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku në veriun e Mitrovicës u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 17:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat