KDI: Bechtel& Enkas i zgjatet afati për përfundim të autostradës për 152 ditë

Kosova

KDI: Bechtel& Enkas i zgjatet afati për përfundim të autostradës për 152 ditë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës dhe Bechtel & Enka, janë marrë vesh që kësaj të fundit t’i zgjatet afati për 152 ditë për të përfunduar punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, gjë që ia pamundëson Qeverisë së Kosovës të kërkojë penalti për moszbatim të kësaj kontrate me kohë.

Kjo është paraparë në aneks-kontratën e nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka, kopje e cila mban datën 5 shtator 2018, të cilën e ka siguruar KDI-ja, thuhet në një komunikatë për media.  

Aneks-kontrata e protokolluar me numër 02/8457 dhe e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milionë euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.   

Me këtë aneks-kontratë, përveç 53 milionëshit, MI është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë Bechtel& Enkes  për zbatimin e punëve për këtë autostradë.   

Në anën tjetër ministria vazhdimisht, përmes prononcimeve në media të ministrit Pal Lekaj, ka deklaruar se janë duke shikuar mundësit për vënien e penaltive për vonesa të Bechtel & Enkas në kryerjen e punëve, thuhet më tej në komunikatë.   

KDI konsideron se sipas kësaj aneks-kontrate nuk është e qartë se si janë kalkuluar 53 milionë euro dhe se në çfarë baze është shtyrë afati për 152 ditë shtesë.

Ndryshe, KDI në dhjetorin e 2018 ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës sqarime se si janë kalkuluar 53 milionë euro, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë informatë shtesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat