Freedom House: Kosova - vend pjesërisht i lirë

Kosova

Freedom House: Kosova - vend pjesërisht i lirë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Organizata Freedom House në raportin e saj më të ri “Liria në botë 2019”, vlerëson gjendjen e lirisë në 195 vende të botës, sipas së cilës Kosova hyn në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

Vendet në këtë raport vlerësohen në shkallën deri në 100 poenë dhe vendoset statusi  si vende të lira, pjesërisht të lira ose jo të lira.

Përveç Kosovës, si vende pjesërisht të lira vlerësohen të jenë edhe Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Hungaria, Moldavia dhe Ukraina.

Si vende jo të lira konsiderohen Rusia dhe Bjellorusia, ndërsa të gjitha vendet tjera të Evropës kanë statusin si të lira.

Në Evropë, nga 625 milionë njerëz, 83 për qind jetojnë në vendet e lira, katër për qind në pjesërisht të lirë dhe 13 për qind në jo të lira.

Në vitin 2018, liria në botë shënoi një rënie prej 13 vjetësh me radhë. Rënia ka përfshirë vende të ndryshme në çdo rajon - nga demokracitë e gjata të tilla si SHBA e deri te regjimet autoritare si Kina dhe Rusia, thuhet në raport.

Në periudhën ndërmjet viteve 2005 dhe 2018, pjesa e vendeve jo të lira u rrit në 26 për qind dhe ato që ishin të lira ranë në 44 për qind.

Rënia e përgjithshme e lirisë është ende e vogël në krahasim me progresin e bërë në shekullin e 20-të, por skema është e vazhdueshme dhe e keqe, dhe tregon se demokracia është në rënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat