Nesër më ftohtë

Kosova

Nesër më ftohtë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:41
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të pësoj ulje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat