Protestohet para Policisë së Kosovës

Kosova

Protestohet para Policisë së Kosovës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 07:37
Policia e Kosovës

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot do të protestojë para Policisë së Kosovës pas raportimeve për përdhunime ndaj grave e vajzave.

Protesta mbahet pas raportimeve për keqtrajtim seksual të një të miture nga një mësimdhënës dhe një zyrtar policor në Drenas.

Protesta fillon në ora 12;00 dhe mbahet para stacionit “Qendra” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat