Bytyqi kërkon bashkëpunimin me Kroacinë në shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve

Kosova

Bytyqi kërkon bashkëpunimin me Kroacinë në shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Shqyeri Bytyqi dhe Marija Kapitanovic

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shqyeri Bytyqi ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanovic, me të cilën ka biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e arsimit.

“Falënderova ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës, si dhe për interesimin dhe gatishmërinë e Kroacisë për bashkëpunim. Po ashtu, theksova nevojën e hartimit të një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, por edhe shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit përmes Erasmus +”, ka  shkruar Bytyqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat