Rrahet një nxënës në Podujevë, mësuesi dërgohet në polici!

Kosova

Rrahet një nxënës në Podujevë, mësuesi dërgohet në polici!

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Nxënësi F.R u nisë për në shkollë ditën e enjte sikurse çdo ditë tjetër, por kësaj radhe nuk e përfundoi procesin mësimor sipas plan programit.

Profesori Sh.B nga Podujeva dyshohet se ushtroi dhunë ndaj tij, kjo për fatin se i njëjti deshi ta mbyllë derën e klasës pasi që kishte të ftohët, tregon prindi i të riut.

“Djali im është nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit”. Pra, rasti ka ndodhur gjatë pasdites së sotme ku më ka njoftuar se profesori i Gjuhës Gjermane e ka kap për fyti vetëm pse ky është qu me e mbyllë derën e klasës ngase e ka pas të ftohtë, absolut asnjë arsye tjetër s’ka pas”, ka treguar në një bisedë.

Derisa shprehet i shqetësuar se i biri iu kthye në shtëpi me gërvishtje të madhe në qafë, thotë gjatë gjithë këtyre viteve ai nuk i ka sjellur atij as edhe një problem të vogël.

Image
Plaga e nxënësit

“Këto vjet i ka ba kurrë probleme as fjalë nuk m’ka ba, përkundrazi është shumë shumë i dëgjueshëm edhe i urtë, edhe kur ta pyet diçka heziton me kthy përgjigje. Për rastin në fjalë e kam informu drejtoreshën, drejtorinë e arsimit në Podujevë por gjithsesi edhe Policinë kam hapur rast ndaj tij”, ka thënë tutje ai.

T.R si prind thotë se ndihet tejet i shqetësuar, pasi që fëmiun e ka dërguar në shkollë për të mësuar e jo për të ushtruar mësimdhënësit dhunë ndaj tij. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku.

“Po ne e kemi pranuar informatën rreth orës 13.30, ku dyshohet se një mësimdhënës ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi të klasës së shtatë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Personi i dyshimtë është duke u intervistuar. Rasti po hetohet”, ka thënë Çitaku.

Kujtojmë faktin se kohëve të fundit dukshëm është rritur dhuna ndaj fëmijëve në vendin tonë./indeksonline

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat